Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 16:53

Stokholm – Policia suedeze hyri në ndërtesën e Ambasadës libiane në Stokholm, pasi në të hynë disa libianë, për të cilët supozohet se janë ithtarë të kryengritësve libianë.

Sipas policisë suedeze, midis pesë dhe dhjetë persona kanë hyrë në Ambasadë, e kanë vendosur flamurin e kryengritësve libianë dhe parrulla në gjuhën angleze “Do të vetëvritemi, nëse tentoni të hyni”.

Libianët kanë hedhur përmes dritareve libra dhe portrete me profilin e liderit libian Moamer Gadafi. Akoma nuk bëhet e ditur se çka kërkojnë personat, të cilët e kanë pushtuar ambasadën.

Në Ambasadë nuk ka pasur diplomatë, as nëpunës. Ministria suedeze e Punëve të Jashtme që para ca kohësh nuk e konsideron Ambasadësn si përfaqësues ligjor të Libisë.