Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 08:41

New York – Kryetari i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara deklaroi se pret në takimin ministror më 13 korrik të rekomandohet pranimi i Sudanit Jugor si anëtarja e 193-të e Organizatës botërore.

Përfaqësuesi i përhershëm i Gjermanisë, Peter Vitig theksoi se Asambleja Parlamentare me siguri do të procedojë ditën e ardhshme, më 14 korrik, që ta miratojë anëtarësimin e Sudanit Jugor.

Ai përkujtoi se më 9 korrik Sudani Jugor do të shpallë pavarësinë, ndërsa më pas pritet Qeveria e tij të dërgojë kërkesë deri te sekretari i përgjithshëm i KB-së për anëtarësim në Organizatën botërore.

Pas miratimit të rezolutës në Këshillin e sigurisë më 13 korrik, në të njëjtën ditë do të mbahet diskutim për situatën e re në Sudan dhe rajon, me të cilën do të kryesojë ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Gido Vestervele.

“Këshilli i Sigurimit po bën konsultime intensive për misionin e ri të KB-së në Sudanin e Jugut, i cili përfshin forca paqësore, polici dhe nëpunës civilë, të cilat duhet t’i ndihmojnë shtetit të ri të ndërtojë menaxhim demokratik”, theksoi Vitig.