Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 20:47

Xhuba – Mbi 1.800 persona janë vrarë këtë vit në dhunën në Sudanin Jugor, njoftoi sot KB-ja.

Në dhunën fisnore ose nga kryengritësit janë vrarë saktë 1.835 persona, duke përfshirë edhe 273 persona në dy javët e para të qershorit, tregojnë të dhënat e KB-së.

Në nëntë prej 10 shteteve në Sudanin Jugor ka pasur mbi 300 raste të dhunës së ashpër.

Mbi 260.000 persona në Sudanin Jugor kanë qenë të detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre, të dëbuar për shkak të dhunës, ndërsa nga ky numër rreth 100.000 persona, janë arratisur nga rajoni Abiej, që është kontestuar nga të dyja palët.

Në luftën me qeverinë janë përfshirë të paktën shtatë milici, tregon informata e organizatës ndërkombëtar.

Nga vitit 1955 e këndej, me ndërprerje të shkurtër, Sudani Verior dhe Jugor çdoherë zhvillojnë beteja nga arsye etnike, religjioze dhe ideologjike ose për shkak të naftës.

Në jugun e zhvilluar më dobët nga vendi, me madhësi të Francës, tërbohet dhuna pasi në janar popullata zgjodhi të ndahet nga veriu dhe të krijojë shtetin e vet, i cili do të shpallet më 9 korrik.

Votimi për pavarësi ishte kulminacioni i marrëveshjes paqesore, të firmosur në vitin 2005, me të cilin i jepet fund luftës qytetare e cila mori rreth dy milionë viktima.