Lajme Shqip Tuesday, 24 April 2012 19:12

Pekin -Sudani ka vendosur ti shpallë luftë Sudanit jugor, shtetit fqinj që u nda prej tij vitin e kaluar në përputhje me marrëveshjen e paqes së vitit 2005. Lajmi është dhënë nga vetë presidenti i Sudanit Jugor Salva Kir në Pekin. Dy vendet, të cilat janë ndarë vitin e kaluar, zyrtarisht nuk kanë shpallur luftë. Komenti i Kir, i dhënë sot në Pekin, megjithatë tregon se sulmet verbale midis dy vendeve, të cilat janë në prag të luftës, po eskalojnë.

Presidenti i Sudanit Jugor arriti mbrëmë për vizitë pesëditore në Kinë. Paraprakisht dje disa aeroplanë ushtarak të Sudanit e bombarduan tregun dhe fushën e naftës në vendin fqinj, ku vranë të paktën dy persona. Zëdhënësi i armatës sudaneze kumtoi sot se aviacioni sudanez po i vazhdon bombardimet, ku hodhi tetë bomba gjatë natës.

Sudani Jugor zyrtarisht u nda nga Sudani në vitin e kaluar në pajtim me marrëveshjen paqësore prej vitit 2005, që i dha fund luftës qytetare, e cila zgjati dekada dhe e cila mori jetën e dy milionë viktimave.

Dy shtetet nuk mund t’i zgjidhin konfliktet për ndarje të kufirit të përbashkët dhe për ndarjen e të ardhurave nga nafta. (LajmeShqip.com)