Lajme Shqip Saturday, 12 November 2011 20:40

Najrobi – Grupi amerikan për mbikëqyrje satelitore njoftoi se armata sudaneze po grumbullon armë në bazat ushtarake në afërsi të kufirit me Sudanin Jugor, që mund të jetë shpjegim për fluturimet e zmadhuara ajrore, që u regjistruan kohëve të fundit në këtë rajon, transmetojnë mediat amerikane.

Sipas “Satellite Sentinel Project” (Satelajt sentinel proxhekt), xhirime satelitore tregojnë se tre helikopterë ushtarak dhe një aeroplan “Antonov” kanë ateruar në dy baza në Kurmuk.

Dëshmitarë okularë theksojnë se aeroplani i katërt është përdorur edhe gjatë bombardimit të kampit të refugjatëve në Sudanin Jugor.

Agjencia e KB-së i dënoi bombardimet, ndërsa SHBA-ja aksionin e vlerësoi si shqetësues dhe gërditës. Uashingtoni insiston që Sudani urgjentisht t’i ndalë sulmet ajrore.

Ambasadori i Sudanit në KB mohon se vendi i tij i ka bombarduar rajonet në Sudanin Jugor.

Autoritetet e Sudanit Jugor druajnë se Sudani ka për qëllim të ndërhyjë në Sudanin Jugor, shtet i cili prej para katër muajve fitoi pavarësinë e vet.