Lajme Shqip Monday, 27 August 2012 18:05

SHBA – Stuhia tropikale Isak-po merr forcën e një Uragani me shkallë të dytë. Ajo sot pritet të lëvizë në gjirin lindor të Meksikës.

Njohësit e mirë të katastrofave të tilla natyrore parashikojnë se sipas formës që po merr, stuhia mundet që brnda 24 orëve të arrdhëshme të arrijë shpejtësinë deri në 170 kilometra në orë. Banorët në jug të Floridës kanë bërë përgatitjet finale për stuhinë tropikale “Isaac”, që pritet të bjerë në brigjet amerikane. Qindra fluturime dhe lundrime janë anuluar, erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë. Byroja amerikane për siguri dhe mjedis tha se rreth 24 përqind e prodhimit të naftës dhe 8 përqind e prodhimit të gazit janë mbyllur si një masë paraprake.

Guvernatori i Floridas ka shpallur gjendje të jashtzakonshme ndërsa partia Republikane ka shtyrë për nesër hapjen e konventës së kandidatit presidencial Mit Romni Edhe shtete të tjera në Amerikë janë vënë gjithashtu në alarm pasi parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se “Isaac” mund të përforcohet më tej gjatë rrugës së tij.
Stuhia tashmë ka shkaktuar dëme të mëdha në Karaibe, ku ka vrarë katër persona në Haiti dhe ka shkaktuar permbytje ne Kube.

Qendra Kombëtare e Uraganëve deklaroi se stuhia po lëvizte me rreth 30 kilometra në orë drejt Floridës, në pjesën jugore të saj, dhe pritet që të zbarkojë gjatë së dielës.
Banorët në Florida Kis, një ishull i vogël që lidhet me tokën qëndrore përmes një ure, kanë gjithë fundjavën që udhëtojnë për në veri.

Ata janë mësuar me përgatitjet e zakonshme për stuhitë dhe shumë prej tyre kanë izoluar shtëpitë dhe bizneset e tyre. (LajmeShqip.com)