Lajme Shqip Wednesday, 04 April 2012 08:26

Një stuhi e fuqishme që ka goditur ishullin Honshu në Japoni ka shkaktuar katër viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta kanë përfshirë vendin aziatik ditën e martë, në atë që konsiderohet si stuhia më e fuqishme në dekadat e fundit.

Në veri të Japonisë, rrjeti i telefonisë celulare nuk funksionon, ndërsa trenat dhe avionët kanë anuluar udhëtimet.

Meteorologët kanë paralajmëruar banorët pranë brigjeve të detit të jenë në gadishmëri nga dallgët e larta.

Të mërkurën më shumë se 200 mijë shtëpi në veri të Japonisë ishin pa elektricitet.