Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 12:58

Sarajevë –  Në këtë konferencë, në mesin e mbi 100 pjesëmarrësve nga 13 universitete të rajonit, morën pjesë edhe katër përfaqësues të Parlamentit Studentor të USHT-së, të kryesuar nga kryetari Shaban Arsllani.

Në kuadër të ditës së parë të Konferencës u bisedua për sistemin e Bolonjës, implementimin e tij nëpër universitete, avantazhet dhe disavantazhet.

Kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani, me këtë rast bëri një prezantim lidhur me angazhimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, respektivisht rektoratit, dekanateve, por edhe studentëve, për realizimin e Sistemit të Bolonjës, si dhe për angazhimin e gjithmbarshëm të strukturave universitare për krijimin e kushteve hapësinore dhe materiale më të favorshme për studentët.