Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 12:09

Strugë – VMRO-DPMNE tani e tutje do të jetë opozitë e kryebashkiakut të Strugës, Ramiz Merko.

Nga Partia e Nikolla Gruevskit nuk kanë qenë të kënaqur me punën e Merkos, i cili, sipas tyre, ka punuar vetëm për interesa personale. Por, sipas tyre, kjo nuk do të thotë edhe fund i koalicionit me BDI-në në Strugë.

“Duam ta informojmë opinionin në Maqedoni se VMRO-DPMNE, bëhet opozitë e kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe atë personalisht opozitë e tij, jo e BDI-së”, thuhet në komunikatë.

“Tashmë gjatë kohë VMRO-DPMNE nuk është e kënaqur nga sjellja personale e Merkos për shkak se ai personalisht nuk punon në interes të gjithë qytetarëve të Strugës dhe për shkak se kemi dyshime serioze se ai në punën e vet nuk iu përmbahet ligjeve dhe nuk respekton interesat e struganëve. VMRO-DPMNE, në mënyrë te veçantë shprehë pakënaqësinë nga trajtimi që kanë maqedonasit në komunën e Strugës nga ana e Merkos, ndaj dhe deklarohemi si opozitë e Merkos dhe nga kjo pozitë do të jemi më të zëshëm dhe më të ashpër në drejtim të realizimit të të drejtave dhe interesave të popullatës maqedonase në Strugë dhe zërit të popullit për realizimin më kualitativ për të gjithë qytetarët e komunës”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

VMRO-ja thekson se do të jetë opozitë e fortë ndaj Merkos me qëllim që të drejtat e qytetarëve të realizohen njësoj për të gjithë, ndërsa kjo nuk ka të bëjë me ndryshimin qasjen e tyre ndaj partisë politike BDI.

“Me BDI-në kemi bashkëpunim intensiv dhe produktiv edhe në nivel lokal edhe në atë nacional, që do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Bashkërisht të angazhohemi në shumë projekte dhe reforma që janë me interes që t’i përmbushin nevojat e qytetarëve dhe modernizimin e shtetit”, thuhet në komunikatë.