Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 17:43

Strugë – Dega e VMRO-DPMNE-së në Strugë, gjatë ditës së premte ka filluar të mbledhë nënshkrime kundër kreut të LSDM-së, Branko Cërvenkovski me moton “e ka shitur Strugën dhe kombin e qytetarëve maqedonas në Strugë”.

“Dega e VMRO-së në Strugë vendosi që qytetarëve t’iu mundësojë që ata, në një mënyrë t’i drejtohen dhe t’i dërgojnë porosi për atë që ua bëri, për pazarin me votat e maqedonasve, për nënçmim dhe ofendim”, ka thënë deputetja e VMRO-së nga Struga, Liljana Zaturoska. Ajo ka shtuar se në tre pika nëpër qytet, që janë vendosur nga partia e saj, qytetarët kanë mundësi të shkruajnë porositë e tyre edhe dy ditë të tjera, ndërsa iu shmang pyetjes nëse këto aktivitete i bëjnë për të sprovuar veten, se sa vota që mund të grumbullojnë gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 5 qershorit.

Në pyetjen lidhur me incidentin e dy anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, që ndodhi në zyrat e shtabit të kësaj partie në Strugë, Zaturoska ka thënë se të gjitha ato që janë folur janë gënjeshtra. Ndërsa, në pyetjen nga “Koha e Re” që grushtet në zyrat e tyre i konfirmoi edhe SPB-Ohër atëherë ajo me përgjigje se përleshja fizike mes Mirosllav Raznoskit i cili është edhe anëtar i shtabit zgjedhor në Strugë dhe Vasko Joleskit ka ndodhur për shkake personale të tyre dhe jo për arsye politike. Ndryshe, arsyet e përleshjes mes dy anëtarëve të VMRO-DPMNE-së janë konfirmuar se kanë qenë për shkak të ndonjë statuti të vendosur në “Facebook”, i cili statut ka pasur qëllime politike.