Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 20:30

Strugë – Persona të panjohur, herët në mëngjes, i dëmtuan një pjesë të varrezave myslimane në Strugë dhe kanë thyer disa shandanë në rrethin e tyre.

Qytetarët, të cilët jetojnë në afërsi, janë mbledhur spontanisht dhe i bënë thirrje policisë, ndërsa kompetentët për varrezat në Strugë thonë se është hera e shtatë me radhë që po ndodhin këto ngjarje, jo të këndshme. Vitin e kaluar atje janë shkatërruar edhe disa varre.

“Kërkojmë që komuna dhe policia, urgjentisht ta ndriçojnë këtë rast, sepse ne, vetëm për përpunimin e varrezave, të cilat në të kaluarën ishin si një vend i lënë pas dore, kemi shpenzuar më shumë se 5.000 euro”, deklaroi Zija Bajrami nga Bashkësia fetare islame në Strugë.

Nga SPB, Ohër, kumtuan se po punojnë në gjetjen e kryerësve.