Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 09:39

Strugë – Në organizim të Zyres së Ministrisë së Drejtësisë të SHBA-së për zhvillim dhe stërvitje të prokurorëve (OPDAT) pranë Ambasadës amerikane në Shkup, ndërsa në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik të Republikës së Maqedonisë, prej sot e deri më 14 prill, në Strugë do të mbahet kurs me temë “Stërvitja për shkathtësitë e stërvitjes”.

Qëllimi i kursit është të vendoset programi për “stërvitje të stërvitësve” në suaza të Planit të Aksionit të Ministrisë së Drejtësisë, që të ndihmohet gjatë implementimit të Ligjit të ri për procedurë penale (LPP), të cilin Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi në nëntor të vitit 2010 dhe i cili bazohet në metodën e udhëheqjes së procedurës ndërmjet palëve në procedurë, mbrojtje dhe prokurë.

Stërvitësit e çertifikuar nga Instituti nacional për shkathtësi të udhëheqjes së procedurës (NITA) nga Çikago, Ilinois, do të stërvisin për shkathtësitë e nevojshme për udhëheqjen e procedurës në gjykatë me zbatimin e stilit advesial. Ky Institut është ndërkombëtarisht i njohur si lider për stërvitjen e praktikantëve të drejtësisë (të gjaktësve, prokurorëve dhe avokatëve) dhe për përmirësimin e shkathtësive të tyre të udhëheqjes së procedurës në të gjitha fazat e procedurës penale, duke përfshirë edhe dhënien e fjalimeve hyrëse dhe përmbyllëse, me marrje në pyetje në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, arritjen e marrëveshjes për fajin dhe përgatitjen e dëshmitarit.

Kjo është e para nga dy stërvitjet për 25 praktikantë të së drejtës nga programi për “stërvitje të stërvitësit” të cilat pritet të bëhen NITA stërvitës të çertifikuar dhe praktikantë të së drejtës. Në këtë grup të parë të stërvitësve ndodhen një gjykatës nga Kolorado, një prokuror i SHBA-së dhe dy ekspertë me prëvojë për shkathtësi të udhëheqjes së procedurës.