Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 09:24

Nju-Jork – Drejtori ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominik Stros-Kan, i cili gjendet në paraburgim për sulm seksual të një shërbëyese të hotelit, është vënë nën regjim të mbikëqyrjes, mos bëjë vetëvrasje, lajmërojnë mediat amerikane.

Autoritet e burgut thonë se ai nuk është përpjekur ta dëmtojë veten, por se atë e kontrollojnë me kujdes për çdo rast.

Stors-Kan është vendosur në burgun Rajkers Ajlend me 14 qeli, të dedikuara për të burgosurit e sëmurë nga sëmundjet infektive, i cili tani është i zbrazur.

Zëdhënësi i njësisë të burgut Stiven Morealo deklaroi se kjo bëhet për njerëzit e rangut të lart, që të mos vijë në kontakt me të burgosurit e tjerë.

Moreli thotë  se ai mundet kohë pas kohe të dalë nga qelia  dhe të shëtitet në mjediset e burgut, si dhe një orë në ditë të kalojë jashtë.

Për shkak se atë ende e pret gjykimi, ai nuk ka për obligim të mbajë uniformë burgu, por rrobat e tij. Nuk i lejohet vetëm të mbajë këpucë.

Burgu Rajkers Ajlend gjendet në ishullin me të njëjtin emër mes periferisë njujorkeze Kvins dhe Bronks.