Lajme Shqip Wednesday, 02 May 2012 08:25

SHBA–Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan, nuk mund të pretendojë imunitet diplomatik, cka do të thotë se ndaj tij do të zhvillohet gjyqi për padinë civile që ka ngritur një punonjëse hoteli duke e akuzuar për sulm seksual. Një gjyqtar në Nju Jork ka marrë vendim që ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan, nuk mund të pretendoj imunitet diplomatik, për ta evituar aksionin gjyqësor civil lidhur me dyshime për sulm seksual.

Gjykata në Nju York vendosi që Shtraus-Kan e ka humbur imunitetin e tij diplomatik, pasi në kohën që u bë padia civile ai kishte dhënë dorëheqjen si kreu i FMN.
Punonjësja e hotelit, Nafisatou Diallo, e ka akuzuar Shtraus-Kan se e ka detyruar atë për të kryer akt seksual, kur ajo po pastronte në dhomën e tij në një hotel në Manhatën, më 14 maj të vitit të kaluar.

Menjëhërë punonjësja e hotelit bëri padi penale ndaj ish-kreut të FMN, por më pas u tërhoq pasi prokurorët vendosën se Diallo nuk mund të jetë një dëshmitare e besueshme. Për këtë arsye ajo paraqiti një padi civile duke kërkuar dëmshpërblim. (Sh.C)