Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 20:12

Pas rrëzimit të akuzave kundër tij si në SHBA ashtu edhe në Francë, Dominique Strauss Kahn ka vendosur te hidhet ne kundersulm.

Ish shefi i FMN-se, dikur i konsideruar si favorit per tu bere presidenti i ardhshëm i Francës, ka vendosur të hedhë në gjyq një gazetë prestigjoze franceze, disa revista dhe një këshilltar presidencial lidhur me shkrimet kundër tij.

Avokatët e Strauss-Kahn dhe bashkëshortes së tij Anne Sinclair, thonë se do të padisin të përditshmen “Le Figaro” dhe katër revista për cënim të privatësisë. Ndërsa sipas avokatit Richard Malka, këshilltari i lartë i presidentit Sarkozi , Henri Guaino do të paditet për shpifje lidhur me deklaratën ndaj Strauss-Kahn gjatë një spektakli televiziv.

Malka tha se veprimet ligjore janë e vetmja mënyrë për ti dhënë fund spekullimit mediatik dhe publik kundër Stros Kahn.

Ky i fundit dhe bashkëshortja e tij vendosën të ndërmarrin këtë aksion ligjor për të mbrojtur privatësinë e tyre pas spekullimeve në media se ata do të divorcohen dhe se ish kreu i FMN-së ka lidhje me një skandal prostitucioni.

Një gazetar I revistës L’Express, një prej 4 revistave nën akuzë, thotë se Strauss-Kahn është përpjekur gjithnjë të publikojë jetën e tij private kur i nevojitej, vecanërisht në raste fushatash elektorale.