Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 14:54

Strasburg – Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, gjermania Silvana Koh-Merin, vendosi tërësisht të tërhiqet nga politika pas akuzave për plagjiat në disertacionin e saj të doktoraturës dhe informacionet e publikuara në shtypin gjerman se Universiteti në Hajdelberg ka pasur për qëllim t’ia marrë titullin doktor.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu, në kumtesën me shkrim pwr opinionin, politikania 40-vjeçare nga radhët e Partisë së lirë demokratike gjermane (FDP), sqaron se ka vendosur për këtë hap që të mos e ngarkojë më tej familjen e saj me debatin publik rreth disertacionit.