Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 06:56

Stokholm – Aeroplanë ushtarakë suedezë marrin pjesë në operacionet ushtarake në Libi, që është angazhimi i parë i i aeroplanëve të Forcave të aviacionit të shteteve nordike në 50 vitet e fundit.

Zëdhënësi i armatës suedeze tha se aeroplanët ushtarakë suedez, sipas planit dhe komandës së NATO-s, dje kanë kryer mision në kohëzgjatje prej rreth 40 minutave dhe janë kthyer në bazën ushtarake në Sicili.

Herën e fundit armata e Suedisë është angazhuar në misione luftarake në Kongo në fillim të viteve të 60-ta të shekullit të kaluar në kuadër të misionit të KB-së.