Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 21:08

Sofje – Marinat ushtarake të Bullgarisë, Rumanisë dhe Turqisë sot filluan stërvitje të përbashkët në ujrat e Detit të Zi, i cili do të zgjasë deri më 24 korrik.

Siç njoftoi ministria bullgare e Mbrojtjes, në manovrat marrin pjesë 15 anije ushtarake të tre marinave, si dhe një aeroplan patrullues amerikan dhe dy anije të NATO-s.

Qëllimi kryesor i stërvitjes është përmirësimi i aftësisë operative të marinave të tre vendeve, thuhet në kumtesë.

Gjatë manovrave shtatëditore do të simulohe më shumë gjendje krizash, si sulme terroriste, fatkeqësi elementare, luftë kundër piratëve dhe shpëtim të emigrantëve.