Lajme Shqip Thursday, 06 December 2012 22:10

Beograd – Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha sot, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Presidencën e Serbisë, se ata janë të kënaqur me bisedimet me kreun shtetëror dhe se do të jenë të përfshirë në bisedime me Prishtinën.

Ai shtoi se sot është arritur marrëveshje që të gjitha aksionet e ardhshme në pjesën veriore të Kosovës të harmonizohen dhe që përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të konsultohen lidhur me veprimet e ardhshme të Serbisë.

Sipas tij, disa pjesë të bisedimeve të sotme paraqesin fshehtësi shtetërore, kurse më 17 të këtij muaji shefave të grupeve parlamentare do t’iu paraqitet propozim-platforma për zgjidhjen e problemeve në Kosovë.

Si transmeton Rel, në bisedimet e sotme ishin të pranishëm përfaqësuesit e katër komunave të veriut të Kosovës, kryeministri Daçiq, nënkryetarët e qeverisë, Rasim Lajiq, Jovan Kërkobabiq dhe Suzana Grubjeshiq, drejtori i zyrës për Kosovën, Aleksandar Vulin, si dhe shefi i ekipit të Serbisë për bisedimet teknike me Prishtinën, Jovan Paviqeviq.(LajmeShqip.com)