Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 16:05

“Çështja e statusit të Kosovës është e përcaktuar qartë në Kushtetutën e Serbisë. Askush nuk do të kërkoj ndryshimin e pozicionit tonë nacional dhe shtetëror’-, ka thënë shefi i ekipit serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanovic.

Sipas tij, data e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE ndërlidhet “me gjëra tjera që patjetër kanë të bëjnë me çështjen e Kosovës”.

Por, ai nuk ka dashur të specifikoj se për çka është fjala. Ai tha se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës nuk e paragjykon statusin e Kosovës. Sipas tij, “linja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e karakterit administrativ, pa simbole shtetërore, porse kontrolli duhet të ekzistoj”.

K”osova është territor i veçantë doganor sipas vendimit të UNMIK-ut, i cili u konfirmua nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Prandaj, nuk mundet të mos ketë kontroll doganor. Por, ajo do të jetë e tillë që nuk paragjykon statusin dhe shtetësinë”, ka thënë ai, transmeton “Beta”.

Stefanovic tha se është e rëndësishme të hapen pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës, dhe se “Serbia do të punoj në këtë drejtim”