Lajme Shqip Saturday, 02 April 2011 11:18

Mons – Operacionet në Libi trgojnë se sa aleanca e NATO-s ka mbetur e aftë edhe dy dekada pas përfundimit të “luftës së ftoftë”, deklaroi mbrëmë admirali amerikan, Xhejms Starvidis.

Ai shtoi se të gjitha përpjekjet ushtarake në Libi janë të vërteta nga karakteri ndërkombëtar dhe se nga 40 gjeneralë dhe admiralë të angazhuar për atë mision, vetëm gjashtë janë nga SHBA-ja.

Starvidis, në shënimin e 60-vjetorit të vendosjes së Komandës supreme të forcave të bashkuara evropiane të NATO-s, tha se operacionet në Libi tregojnë se Aleanca është e aftë t’u përgjigjet sfidave në shumë pjesë të ndryshme të botës, në suaza të misioneve të ndryshme dhe me profile të lloj-llojshme të forcave ushtarake.

“Për dallim nga Afganistani, ku fokusi ndodhet në operacione tokësore, në Libi në veprim janë forcat detar dhe ajrore, të cilat janë në plan të parë”, theksoi Starvidis.

NATO këtë javë nga forcat ndërkombëtare, në krye me SHBA-në, ndërmorën kontroll të tërësishëm ndaj të gjitha aspekteve të operacionit në Libi.