Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 10:47

Uashington- Agjencia për rejtingje kreditore “Standard &Purs” e mbajtën të pandryshuar vlerësimin për debinë shtetërore të Spanjës në nivel AA- me perspektivë negative, që shënon se ekziston rrezik nga ulja e saj në periudhën e ardhshme.

Në kumtesën e mbrëmshme të agjencisë vlerësohet se shumica parlamentare bindëse që e miratoi Partia Popullore Konservative në zgjedhjet të së dielës, mund ta lehtësojë miratimin e reformave të domosdoshme ekonomike që në fillim të mandatit të qeverisë së re.

Megjithatë edhe krahas pritjeve të volitshme  nga rezultati zgjedhor, ekonomia spanjolle dhe financat shtetërore edhe më tej mbesin nën presion të një sërë faktorësh, ndërsa para se gjithash në papunësinë e madhe, konsideron “Standard&Purs”.