Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 11:14

Stamboll – Turqia i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me liderin libian Moamer Gadafin dhe e tërhoqi ambasadorin e vet nga Libia, theksohet në gazetën zyrtare turke.

Vendimi është marrë pasi që ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu e vizitoi Bengazin dhe publikoi se Ankara do të sigurojë edhe 200 milionë dollarë ndihmë në Këshillin nacional kalimtar kryengritës, si ndihnë shtesë të të paralajmëruarave në qershor 100 milion dollarë.

“Është koha që lideri Moamer Gadafi ta braktisë Libinë”, deklaroi Davutoglu, duke theksuar se Turqia e pranon Këshillin nacional kalimtar si përfaqësues legjitim të popullit libian.

Turqia kishte marrëdhënie të ngushta me Libinë, por pas protestave kundër regjimit të Moamer Gadafit u distancua nga lideri libian.

Davutoglu në Bengazi u takua me kryetarin e Këshillit nacional kalimtar Mustafa Abdel Xhalil.