Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 06:21

Stamboll – Doganierët turq, të dy bullgarë, konfiskuan 10 kilogramë dhe 974 gramë heroinë, në vendkalimin kufitar Ipsala, në kufirin turko-grek, në Edrene.

Narkotiku është zbuluar në një automjet, me të cilin nga Turqia për në Bullgari kanë udhëtuar shtetasit bullgarë.

Automjeti është dërguar për kontroll në skener. Në kontroll ka marrë pjesë edhe një qen, i trajnuar për zbulimin e narkotikëve. Heroina ka qenë e shpërndarë në 21 pako, e fshehur në pjesën e prapme të automjetit.

Dy bullgarët i janë dorëzuar gjyqësisë turke.