Lajme Shqip Saturday, 19 March 2011 16:57

Vjenë – Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore sot në Vjenë njoftoi se radiacioni në fabrikat e bërthamores “Fukushima Daiçi” në Japoni e cila pas tërmetit shatërrues pësoi havari, është stabilizuar në “nivel jashtëzakonisht më të lartë nga ajo normale”.

Agjencia njoftoi se niveli i radioaktivitetit rreth fabrikave nga tërmeti i javës së kaluar është tre herë më i lartë, por prej 16 marsit është stabilizuar.

“Nivelet e radioaktivitetit në afërsi të ‘Fukushima’-s dhe më gjërë janë rritur pas dëmtimeve të reaktorit. Por, niveli në Tokio dhe tjera rajone jashtë zonës prej 30 kilometra mbetet larg nën nivelin i cili kërkon masa të mbrojtjes. Me fjalë të tjera nuk ka rrezik për shëndetin e njerëzve”, theksoi Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore.

Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore njoftoi se autoritetet japoneze e porositën popullin i cili jeton në afërsi të centralit të përdor jod, i cili mund të përdoret si masë parandaluese kundër kancerit në gjëndrat tiroide në rast të ekspozimit të radiacionit gjatë incidentit bërthamor.

Japonia, sipas Agjencisë, ka siguruar 230.000 njësi jod për qendrat për evakuim si masë kujdesi.