Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 22:54

Videoja e një spikere ruse që nxjerr gishtin e mesit ndersa përmend emrin e presidentit amerikan Barak Obama po bën xhiron e botës. Siç raporton “Daily Telegraph” Tatiana Limanova po prezantonte edicionin e lajmeve në “Ren TV”, kur lexoi lajmin për kalimin e presidencës së Organizatës së Azisë së Paqësorit (APEC) tek presidenti rus Dmitri Medvedev.

Por në momentin kur ajo tha se posti mbahej përpara nga presidenti amerikan Barack Obama, ngriti krahun përpara ekranit duke treguar gishtin e mesit, në shenjë ofenduese ndaj shefit të Shtepisë së Bardhë. Sipas “Daily Telegraph” incidenti ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa stacioni televiziv rus nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë xhest të spikeres Limanova.

Megjithatë disa thonë se Limanova, spikere e vjetër e këtij kanali televiziv dhe madje fituese e disa çmimeve gazetarie, mendoi se pamja e saj ishte hequr nga ekrani dhe po transmetoheshin pamje të samitit të APEC, kur bëri xhestin në fjalë, që në fakt ishte për regjinë e cila po i tërhiqte vëmendjen. (LajmeShqip.com)