Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 09:25

Madrid – Sipas të dhënave të numërimit krahasues të televizionit shtetëror spanjoll TVE, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u zhvilluan dje në këtë vend, ka fituar partia e djathtë e qendrës, Partia Popullore e Marian Rajoy. Partia Popullore në përbërjen e re parlamentare prej 350 deputetëve do të ketë shumicën absolute, përkatësisht ndërmjet 180 dhe 185 ulëseve, kurse socialistët, të cilët ishin në pushtet për shtatë vjet rresht, kanë fituar ndërmjet 115 e 120 ulëse.

Kryeministri i deritanishëm, Hose Luis Rodrgez Zapatero nuk kandidoi në garën për rizgjedhje, ndërsa sipas mendimit të vëzhguesve për këtë disfatë të socialistëve është faji i gjendjes së keqe ekonomike dhe papunësia e lartë mbi 20 për qind.

Sipas të dhënave jo zyrtare, pjesëmarrja në votime është diçka më e ulët se në zgjedhjet e rregullta të vitit 2008. Sipas raportimeve të mediave spanjolle kanë votuar 24,5 milion njerëz ose afro 71,69 për qind e zgjedhësve.