Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 08:49

ParisPesë persona humbën jetën, ndërsa gjashtë të tjerë, prej të cilëve njëri është me lëndime më të rënda, janë lënduar në zjarrin e madh në lagjen parisiene të quajtur Labirint.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 3 të mëngjesit në një ndërtesë pesëkatëshe, deri më tani për shkaqe të panjohura. Në shuarjen e zjarrit në këtë pjesë të Parisit morën pjesë 300 zjarrfikës.

Para ardhjes së zjarrfikësve gjashtë persona kanë kërcyer nga dritaret për të shpëtuar nga zjarri,tre prej të cilëve kanë humbur jetën. Mes të lënduarve është edhe një zjarrfikës.