Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 09:21

Tripoli – Forcat perëndimore sot në mëngjes filluan valën e dytë të goditjeve ajrore mbi Libinë me qëllim që të sulmohet mbrojtja kundërajrore dhe të pamundësohet që aeroplanët libianë të patrullojnë në qiell si dhe të pengohet avancimi i forcave lojale të liderit libian Moamer Gadafi drejt qytetit Bengazi.

Aeroplanët e SHBA-së, Britanisë, Francës, Italisë dhe Kanadasë kryen bombardim me arsyetimin se aksioni vazhdon dhe se hidhet poshtë ndërpreja e zjarrit që ushtria libiane e shpalli mbrëmë.

Mediat perëndimore publikojnë se jashtë Bengazit ende vërehen trupat e forcave të Gadafit. Trupat e karbonizuar të paktën të 14 ushtarëve, gjenden në shkretëtirë dhe ekziston druajte se të mbijetuarit do të hynë në qytet dhe të kërkojnë strehim nga sulmet ajrore midis popullatës civile.

Ndërkohë në pjesën qendrore të Bengazit, në Libinë Lindore, ka shpërthime të njëpasnjëshme të cilat zgjatin rreth 40 minuta. Në vazhdim është edhe ofenziva e kryengritësve në qytetin Al Zavitina, në jug të Bengazit.

Në sulmin e qytetit Misrata hynë tanket e forcave të Gadafit, sepse është goditur baza ushtarake në sulmet e forcave perëndimore të shtunën.

“Zhvillohen luftëra midis kryengritësve dhe forcave të Gadafit. Tanket e tyre ndodhen në qendrën e Misratës. Ka kaq shumë viktima dhe nuk mund t’i numërojmë”, konformoi zëdhënësi i kryengritësve.