Lajme Shqip Wednesday, 17 August 2011 17:57

Shkup – Presidenti Gjorge Ivanov ka realizuar takim lamtumirës të mërkurën me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Petar Sorensen, i cili kalon në detyrë të re në Bosnja e Hercegovinë.

Ivanov dhe Sorensen, siç ka bërë të ditur kabineti i presidentit ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi intensiv në periudhën e ardhshme. Shefi i shtetit i është falënderuar euroambasadorit për rolin konstruktiv dhe pozitiv në mbështetje të proceseve të reformave.

Ai përshëndeti edhe kontributin e tij për projektet konkrete të rëndësishme nga bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë dhe BE-së. Në takim janë shkëmbyer mendime për gjendjet aktuale në Bashkimin Evropian, posaçërisht për integrimin e Maqedonisë në BE nga aspekti i zbatimit të reformave më të rëndësishme dhe atmosferës në Unionin.

Presidenti Ivanov dhe ambasadori Sorensen kanë biseduar edhe për raportin paraprak për përparimin e Maqedonisë. Temë e takimit ishin edhe gjendjet aktuale në rajonin e Evropës Juglindore, si dhe roli i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunimin rajonal. Presidenti Ivanov theksoi se vazhdimi i proceseve evropiane integruese dhe lidhja infrastrukturore e vendeve nga rajoni janë me rëndësi të jashtëzakonshme për përparim të rajonit.

Ambasadori Sorensen potencoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Republikën e Maqedonisë në këto rajone. Ai shprehu kënaqësi nga angazhimi i tij në vend dhe theksoi  se e  vlerëson lart rolin e presidentit Ivanov. Presidenti Gjorge Ivanov shfaqi shpresë se ambasadori Sorensen do të vazhdojë ta japë kontributin e tij  për proceset integruese dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian edhe nga pozicioni i ri në të cilin shkon. (LajmeShqip.com)