Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 16:51

Shkup – Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Abdilaqim Ademi, sot u takua me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Peter Sorensen.

Siç njofton sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, implementimi i Marrëveshjesë së Ohrit dhe shënimi i 10 vjetorit të nënshkrimit të këtij dokumenti ishin temat kryesore në të cilën biseduan ambasadori Sorensen dhe zëvendëskryeministri Ademi.

Ademi e informoi ambasadorin Sorensen me dinamikën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe aktivitetet që do të realizohen në implementimin dhe shënimin e vitit jubilar. Ai e përsëriti qëndrimin e Qeverisë së RM-së se është e përkushtuar për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit.

“Ne vazhdojmë me zbatimin e obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit si dhe implementimin e frymës së kësaj marrëveshje sepse ajo vendosi bazat e një shteti multietnik në vend dhe hapi rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në strukturat euro-atlantike”, – theksoi Ademi në takim.

Ambasadori Sorensen shprehu mbështetjen e BE-së në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Dy bashkëbiseduesit në takim biseduan edhe për tema të tjera aktuale në vend.