Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 11:30

Zagreb – Vetëm 44,6 për qind e votuesve kroatë  e mbështesin inkuadrimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, përderisa 41,8 për qind janë kundër, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i CRO-Demoskop, i zbatuar në shembull prej 1.300 të anketuarve.

Ky hulumtim tregoi se mbështetja për BE-në, pas aktvendimeve të Ante Gotovinës dhe Mlladen Markaçit ra në nivelin më të ulët në pesë vitet e fundit dhe njëherit tregoi se është rritur numri i atyre të cilët janë të pavendosur rreth inkuadrimit të Kroacisë në BE. Tani të pavendosur janë 13,6 për qind, që është më së shumti në vitet e fundit.

Edhe pse numri i atyre të cilët e mbështesin inkuadrmin e BE-së edhe më tej është më i madh se i atyre të cilët janë kundër, parashtrohet pyetja se si do të kalojë në Kroaci referendumi  për Unionin nëse mbahet në këtë moment, komenton portali Index.hr.

Zakonisht, për BE-në janë shumica e votuesve të obsioneve të majta politike, por është interesante se mbështetje më të madhe për BE-në japin ata të cilët janë deklaruar si ithtarë të HDZ-së.

Madje 56,8 për qind e zgjedhësve të partisë në pushtet  e mbështesin hyrjen në Kroacisë në BE. Pasojnë zgjedhësit e laburitësve me 56 për qind, e më pas SDP ME 54,4 për qind. Prej atyre të cilët e kundërshtojnë hyrjen e Kroacisë në BE, pjesa më e madhe (52,4 për qind) nuk kanë përcaktime partiake.