Lajme Shqip Monday, 06 August 2012 11:46

NASA- Një mjet eksplorues amerikan u ul me sukses në planetin Mars sot rreth orës 5 e 30 minuta sipas Grinuiçit.
       
Sonda me energji bërthamore, Curiosity, do të eksplorojë gjurmët e mikrobeve në planetin Mars. Ajo do të marri gjithashtu imazhe dhe të dhëna nga planeti. Por së pari ajo duhet të ulet në planet, duke i dhënë fund udhëtimit të saj tetë muajor.
       
Shkencëtarët e NASA-s thonë se zbritja e Curiosity-it që po udhëtonte me një shpejtësi mbi 20 mijë kilometra në orë ishte më sfiduesja e provuar ndonjëherë. Ajo pati vetëm shtatë minura kohë për të përdorur parashutën, raketa dhe një vinç qiellor për të ulur shpejtësinë e saj dhe për të prekur më në fund sipërfaqen e planetit Mars. (LajmeShqip.com)