Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 08:16

Najrobi – Në jug të Somalisë për shkak të thatësisë dhe urisë në 90 ditët e kaluara e kanë humbur jetën më shumë se 29.000 fëmijë më të vegjël se pesë vjet, thuhet në vlerësimet e SHBA-së.

Nensi Lindborg nga Qeveria e SHBA-së kumtoi se vlerësimet janë pas hulumtimit për ushqim dhe vdekshmëri të zbatuar nga Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve. KB-ja paraprakisht komunikoi se më shumë se dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur për shkak të thatësisë, më e madhja në 60 vitet e fundit në Somali, ndërsa 640 mijë fëmijë janë të pangopur që tregon se numri i rasteve të vdekjes mes fëmijëve do të rritet.

KB-ja komunikoi se uria përhapet edhe në tre zona të tjera në Somali me çka gjithsej ka pesë rajone të këtilla në vend.

Prej rreth 7,5 milionë banorë, për 3,2 milionë somalezë urgjentisht është kërkuar ndihmë. Dërgimi i ndihmës në masë të madhe është vështirësuar për shkak se pjesa më e madhe e territorit është nën kontroll të grupit kryengritës Al Shaab të ndërlidhur me Al Kaedën.