Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 13:13

Pretori – Pirateria rreth brigjeve të Somalisë, në vit, tregtisë ndërkombëtare i shkakton humbje prej 8,3 miliardë dollarë, thuhet në raportin e organizatës konsultante ndërkombëtare “Xheopolisiti”.

Kjo shumë, sipas raportit, deri në vitin 2015 mund të arrijë deri në 15 miliardë dollarë. Në dokumentin shtohet se të ardhurat vjetore të një pirati mund të arrijnë deri në 80 mijë dollarë.

Sipas të dhënave të flotës ndërkombëtare të Bashkimit Evropian për luftë kundër piraterisë, piratët somalezë në këtë moment kanë robëruar 23 anije dhe mbajnë 530 pengj.

“Xheopolisiti” thekson se numri i piratëve në Somali po rritet prej 200 deri 400 persona në vit.

Pirateria u shndërrua në biznes bashkëkohor kriminel në shumë vende në Afrikë, Lindjen e Afërt dhe në rajonin e Pacifikut. Të ardhurat e përgjithshme të piratëve vitin e kaluar arritën 230 milionë dollarë.