Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 11:00

Sofje – Rreth 170 bujq bullgarë gjatë natës me traktorët e tyre kanë hyrë në Sofje, duke protestuar për shkak të zvogëlimit të buxhetit agrar dhe duke kërkuar dorëheqje të ministrit të Financave Simeon Gjankov dhe të Bujqësisë Miroslav Najdenov.

Në kryeqytetin bullgar, bujqit pakënaqësitë e tyre po i shprehin me shëtitje protestuese nga parkingu para kishës Aleksandar Nevski, në skaj të Kuvendit popullor, deri te selia e Qeverisë, ku do të mbajnë miting.

Pavarësisht se si do të merren vesh me qeverinë, protesta do të zgjasë deri të enjten, ndoshta edhe më gjatë.

Bujqit kanë hyrë në grevë për shkak të zvogëlimit të parave në buxhetin bullgar të ndarë për bujqësinë. Në vend të 285 milionë  eurove, qeveria ka ndarë 110 milionë më pak.

Bujqit më herët kanë kërkuan para, por duke parë se kjo gjë ishte e pamundur, tani kërkojnë heqjen e akcizës për naftë të cilën e shfrytëzojnë në prodhimtarinë bujqësore, por edhe dorëheqjen e të dy ministrave.