Sofje – Më shumë se 28. 000 shfrytëzues të energjisë elektrike, mbetën pa rrymë për shkak të stuhisë së fuqishme, e cila shkaktoi probleme të shumat për banorët në Bullgarinë veriperëndimore.
Drejtori për distribuim të energjisë elektrike të kompanisë ÇEZ në bullgari, Bozhidar Gatev sqaroi se në motin e keq të natës së kaluar, shumë qytetarë mbetën pa rrymë në komunat Lom – 10.000, Knezh – 8.700, ndërsa në komunën Mezdra, Roman dhe një pjesë nga Bela Slatina – 9. 500 qytetar.
“Një dru ka rënë ndaj shtyllave elektrike dhe i ka thyer përçuesit. Erë e fuqishme ka rrëzuar disa shtylla”, shtoi ai.
Moti i keq e kaploi edhe zonën e Bullgarisë jugperëndimore. Si pasojë nga era e fuqishme, në autostradën E-79 ka rënë një plep i cili rreth një orë e bllokoi rrugën e cila i lidh Sofjen me Greqinë.
Për dallim nga shiu, i cili mbrëmë i kaploi disa pjesë të Bullgarisë, në pjesën jugore të vendit, në qarkun Haskovo, ditën e mërkurë janë regjistruar 18 zjarre.