Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 19:14

Bengazi – Snajperistët e forcave lojale të liderit libian Moamer Gadafi sot vranë 16 persona në qytetin Misrata, i cili është nën kontrollin e kryengritësve, kumtoi në konferencën për shtyp, zëdhënësi zyrtar i Këshillit të përkohshëm kombëtar libian, Abdel Hafiz Goga.

Ai shtoi  se gjashtë njerëz të tjerë sot, gjithashtu, humbën jetën  në një sulm artilerik të forcave ushtarake qeveritare në qytetin Zintan, në pjesën perëndimore të Libisë, i cili gjithashtu është nën kontrollin e kryengritësve.

Zëdhënësi nuk ka konfirmuar nëse viktimat janë kryengritës të armatosur apo civilë.