Lajme Shqip Wednesday, 14 August 2013 21:17

Smartfoni islam është duke ardhur! Kështu bëjnë me dije faqet e teknologjisë së të përditshmes Arab News.
Peace Mobile, një telefon që do të lansohet këto ditë është ide e Dr. Zakir Naik, një ligjërues i njohur ndërkombëtarisht. Smartfoni është i pajisur mirë për të konkurruar në treg me markat më të famshme, ka një ekran 4.6-inch, një aparat 5 megapixel dhe 4GB memorie.
Ndryshe nga smartfonët e tjerë, Peace Mobile vjen i ngarkuar me librat e Dr. Zakir Naik dhe videot mbi Islamin, wallpapers islam, aplikacione dhe ringtone islame, raportojnë mediat.
Mijëra persona në Arabinë Saudite tashmë e kanë porositur online Peace Mobile, telefoni i parë i krijuar veçanërisht për nevojat e muslimanëve.