Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 09:56

Sllovenia ka ndaluar trafikun hekurudhor në kufirin me Kroacinë pasi në qytetin kufitar, Dobovë, është kapur një tren me 250 refugjatë.

Refugjatët e kapur në tren, u janë kthyer autoriteteve kroate nga policia sllovene, transmeton Koha.net.

Ballkani është zotuar që të pranojë 5,000 refugjatë, nga marrëveshja për pranimin e refugjatëve në Europë. Por vetëm këto dy ditë në Kroaci kanë deportuar 8,000 refugjatë dhe shumë prej tyre mendohet që të depërtojnë.