Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 08:02

Lubjanë – Sipas rezultateve të pjesshme të referendumit publik, sllovenët, të dielën, kanë votuar kundër ligjit, i cili u jep çifteve homoseksuale të drejta të njëjta me çiftet e martuara heteroseksuale.

Me rreth 80 përqind të votave të numëruara, Komisioni Zgjedhor në Slloveni ka bërë të ditur se 57 përqind e votuesve kanë kundërshtuar propozimin, ndërsa 43 përqind kanë mbështetur zbatimin e kodit të ri familjar.

Nën kodin në fjalë, çiftet homoseksuale mund të regjistrojnë partneritetin e tyre dhe të kenë status legal sikurse një martesë, në lidhje me çështjet pronësore, trashëgiminë dhe të drejtat spitalore. I vetmi përjashtim është birësimi.

Nën kodin e ri, një partner mund të adoptojë fëmijën e tjetrit, por një çift homoseksual nuk mund të birësojë një fëmijë.