Lajme Shqip Monday, 03 December 2012 09:09

LUBJANË– Ish-kryeministri socialdemokrat, Borut Pahor fitoi sot zgjedhjet presidenciale në Slloveni duke mundur presidentin aktual, Danilo Turk, në sfondin e një krize ekonomike dhe të një pakënaqësie popullore në rritje.

Sipas sondazheve nga televizionet sllovene, Borut Pahor ka marrë 67 për qind të votave dhe tivali i tij 33 për qind, ndërkohë që pjesëmarrja ka qenë më e ulët sesa në turin e parë të zgjedhjeve.

Kjo fitore e Pahorit nuk habit pasi të gjitha sondazhet e bëra pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale i jepnin gjasa më të mëdha pikërisht atij. (LajmeShqip.com)