Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 08:39

Qeveria e Sllovakisë ka bërë të ditur se do të ndihmojë Evropën duke pranuar 200 refugjatë sirianë, por qeveria ka një kusht: që refugjatët të jenë të krishterë, shkruan The Washington Post.

Në Sllovaki nuk kemi xhami”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së punëve të brendshme të Sllovakisë.

“Për shkak të kësaj, ne duam që të zgjedhim vetëm të krishterë”, tha ai.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se lufta civile në Siri ka detyruar mbi 4 milionë sirianë që të braktisin vendin e tyre. Mijëra prej tyre ia kanë mësyrë Evropës dhe një pjesë ka humbur jetën duke kaluar Detin Mesdhe, transmeton Koha.net.

Të martën është raportuar se 107 mijë migrantë kanë hyrë në Evropë vetëm gjatë muajit korrik, një rekord i ri krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.