Lajme Shqip Saturday, 24 November 2012 12:57

Beograd – Po qe se Ramush Haradinaj lirohet më 29 nëntor nga Tribunali i Hagës, do të mund të ndodhë “lëshimi” i përkohshëm i dialogut Beograd – Prishtinë ekskluzivisht vetëm në nivelin teknik. Takimi Daçiq – Thaçi i caktuar më 4 dhjetor në Bruksel, do bëhet i pasigurt, konsiderojnë bashkëbisedues të gazetës “Danas” Borislav Stefanoviq, Dushan Janjiq dhe Laslo Varga.

Ish shefi i ekipit negociues serb Borislav Stefanoviq, ka thënë se lirimi i Haradinajt “do të ishte skandaloz lirimi i Haradinajt, ndërsa ka shtuar se lirimi megjithatë është i mundshëm dhe ky, sipas tij “do t’ia vështirësonte pozitën Thaçit pasi që ai do të bëhet me kandidatin për funksionet më të larta”.

Dushan Janjiq, analist politik, thotë se Beogradi duhet të ketë një përgjigje politike nëse lirohet Haradinaj, “por pushteti deri më tash nuk e ka” ka thënë ai. Janjiqi konsideron se në këtë rast do të mund të vihej në pikëpyetje takimi Daçiq – Thaçi.

Laslo Varga mendon se lirimi i Haradinajt  do të përkeqësonte edhe më shumë atmosferën e opinionit në Serbi.(K.N)