Lajme Shqip Saturday, 26 March 2011 13:31

Shkup – Vendimi i fundit skandaloz i gjykatës me konfiskimin e makinave të cilat i distribuojnë gazetat, ka detyruar gazetarët nga “Koha e Re”, ” Shpic” dhe “Vreme”, që këtë vikend, një numër të gazetave ditore t’i marrin në dorë dhe t’i dërgojnë deri te shitësit e gazetave dhe deri te lexuesit e tyre

Në çdo udhëkryq, para çdo trafiku apo shitoreje, në të gjitha viset ku shitet “Koha e Re”, e atë së bashku me shitësit e gazetave, gazetat do t’i shesin edhe gazetarët, të cilët në teren do t’ua shpjegojnë lexuesve arsyen për tentimin e fundit të pushtetit që të ndalohet zërin e opinionit kritik për të arritur deri te lexuesit.

Gazetarët nga lexuesit, nëpër rrugët e Shkupit, do të kërkojnë mbështetje për këmbënguljen dhe tentimin e qeverisë që t’i shuajë mediumet e pavarura, të cilat në mënyrë kritike lajmërojnë për punën e tyre.

Policia me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, e datës 28 janar të këtij viti, ka konfiskuar të premten 8 furgonë dhe 6 makina të “Plus Produkcia”, firmë e cila i prodhon gazetat ditore, derisa shoferët janë dërguar në stacionin policor në bisedë informative.

Në vendimin gjyqësor, në të cilën Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) reagonte pas përfundimit të hetimeve për rastin “Merimanga”, qartë qëndron se makinat duhet të merren menjëherë, sidomos në muajin janar kur këtë vendim gjyqi e ka dërguar në polici, Prokuroria, Agjencia për menaxhimin e shpronësimit, por jo deri te personi juridik “Plus Produkcia”. Në vendimin qëndron se makinat duhet të merren “për shkak të procedurës hetuese e cila udhëhiqet kundër të dyshuarve Velija Ramkovski dhe të tjerëve për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer vepra penale, lidhje kriminele, larje parash, fshehje tatimi dhe keqpërdorim të qëndrimit zyrtar dhe autorizim”.

Nga ekipi i avokatëve të rastit “Merimanga”, mënyra e këtillë e përmbarimit dhe marrjes së vendimit, “e konsiderojnë për edhe një precedent në procesit e tërësishëm kundër firmave të ‘Pero Nakov’, me atë se makinat janë konfiskuar dhe pothuajse dy muaj pas vendimit gjyqësor, që kur hetimi për rastin ‘Merimanga’, tani më ka përfunduar.

Ndryshe, avokatët tani më gati tre ditë, nuk mund ta marrin akuzën që Prokuroria e ka bërë në datën 22 të këtij muaji, kurse të pa kapshëm u janë rezultatet na ekspertiza për fshehjen e tatimit. (Lajmeshqip.com)