Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 20:03

Ish-shefja ekzekutive e News International, Rebekah Brooks, u  lirua mbrëmë, në orët e vona.

Lirimi i saj është i kushtëzuar, kurse ajo ishte prangosur nga policia britanike në kuadër të hetimit që po zhvillohet për përgjimet e telefonave të viktimave të krimit.

Arrestimi i Rebekah Brooks ishte i 10-ti që ndodhi në kuadrin e hetimit të hapur rreth skandalit mediatik.