Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 10:25

Londër – Sir Pol Stivenson, shefi i Scotland Yard, ka dhënë dorëheqje, pasi e ka parë veten në mes të skandalit të përgjimeve.

“Nuk e kisha aspak idenë e dimensioneve të këtij skandali”, ka thënë Stivenson në një konferencë për shtyp.

Shefi i “Scotland Jard” është përfshirë në skandal pasi ka pranuar dhurata të ndryshme nga një person i përfshirë në hetime, pikërisht nga zëvendësdrejtori i gazetës “News of The World”, Neil Uallis.