Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 20:15

Vjenë – Siria refuzon të pranojë inspektorë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) që t’i vizitojnë tre objektet në territorin e saj, për të cilët ekziston dyshim se shfrytëzohen për zhvillim e reaktorit bërthamor sekret, deklaroi  shefi i ANEB-it Jukija Amano.

Në gusht qeveria siriane kumtoi se është e gatshme t’i sqarojë dyshimet lidhur me gjoja objektin bërthamor, bombarduar nga Izraeli në vitin 2007, por Amnao theksoi se nuk ka përparim në këtë drejtim.

Përfaqësuesit e ANEB-it  ishin për vizitë në Siri në tetor.

Në qershor Këshilli udhëheqës i ANEB-it e parashtroi problemin deri te Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, pasi në raportin e Agjencisë ishte përmendur se objekti i bombarduar në vitin 2007 me siguri ka qenë reaktor sekret bërthamor.