Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 15:30

Damask – Raportohet se në Siri janë vrarë dy gazetarë perëndimorë dhe tre të tjerë janë plagosur, pas një sulmi të qartë me predha të forcave qeveritare në Siri në një qendër mediatike të improvizuar në qytetin e rrethuar Homs.

Aktivistët opozitarë i kanë indentifikuar gazetarët e vrarë si Marie Kolvin, amerikane që punonte për gazetën londineze, Sunday Times, dhe fotoreporteri francez, Remi Oçlik.

Sulmet me predha janë pjesë e goditjes së forcave qeveritare të Sirisë, lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad, kundër opozitës.

Aktivistët sirianë thonë se më se 100 vetë janë vrarë në ofensivën prej ditës së djeshme.

Qeveria e Sirisë e ndalon raportimin e lirë të gazetarëve të jashtëm brenda Sirisë.