Lajme Shqip Saturday, 05 November 2011 08:45

Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë dje në Siri dhe plani paqësor i Ligës arabe është vënë në pikëpyetje.

Bejrut/Kairo – Forcat siriane të sigurisë dje kanë vranë 15 protestues dhe dezertorë të armatës, transmetuan agjencitë, duke iu referuar kumtesës së aktivistëve.

Shefi i Këshillit kombëtar sirian Burhan Galiun deklaroi dje se Liga arabe “duhet të heqë dorë nga shpresat e saja” se regjimi i presidentit Bashar Al Asad do të bashkëpunojë për tejkalimin e konfliktit.

“Është e qartë se regjimi sirian nuk është i aftë të zbatojë çfarëdo plani. Ai është në krizë të vërtetë”, deklaroi Galiun për “Al Xhazirën”.

Vendet perëndimore, të kryesuara nga SHBA-ja, paralajmëruan se gjatë dy ditëve të fundit nga Siria vijnë lajme dekurajuese pas informacioneve se dy ditët e fundit janë vrarë 33 civilë.

Nga observatori sirian për të drejtat e njeriut në Londër dje u deklarua se, provinca siriane Homs i është nënshtruar një sulmi artilerie në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, agjencia zyrtare informative siriane SANA ka mohuar se dje ka pasur raste të vdekjes.